Goce Sedlloski: Shamroku na fitojë me meritë!

Goce Sedlloski: Shamroku na fitojë me meritë!

Trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski, pas eliminimit nga Liga Europa me dy humbjet nga Shamroku, ka thënë se kampioni irlandez u kualifikua me meritë.

“Urime për fitoren Shamrokut, edhe pse kishim mungesë të futbollistëve, por ky nuk është justifikim. Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë, të fortë, agresiv dhe në këto 180 minuta na mundën me meritë. Filluam të luanim futboll për veten tonë pas golit të parë dhe humbëm shumë topa aty ku nuk duhej dhe një kundërshtar si Shamroku nuk e fal këtë”, tha Sedlloski.

Shkupi ka edhe një shans për fazën e grupeve, ndërsa të enjten do ta mësojë se me kë do të luftojë në play-off të Ligës së Konferencës – Ballkanit të Kosovës apo Klaksvik nga Ishujt Faroe.

“Kemi një listë të mjaftueshme lojtarësh, tani kemi ndeshjen e parë në Ligën e Parë, kështu që kemi edhe një mundësi për fazën e grupeve. Të enjten presim rivalin dhe duhet të balancojmë dy garat”, shtoi Sedlloski.