Goce Sedlloski: Na pret ndeshje e vështirë, por besoj në kualifikim historik

Goce Sedlloski: Na pret ndeshje e vështirë, por besoj në kualifikim historik

Shkupi nesër do të pret Dinamo Zagrebin në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminatorë në Ligën e Kampionëve. Bardheblutë morën barazim 2:2 një javë më parë në Zagreb, ndërsa nesër në stadiumin “Todor Proeski” pritet të japin maksimumin për të marrë biletën për në xhiron e radhës.

“Pas asaj ndeshje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që e kemi, nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin, dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut, dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”, ka deklaruar Goce Sedlloski.