Goce Sedlloski: Kam besim te futbollistët, patjetër të fitojmë

Goce Sedlloski: Kam besim te futbollistët, patjetër të fitojmë

Shkupi nesër pret Shamrokun e Irlandës për ndeshjen e dytë të turit të tretë eliminatorë në Liga Europa. Kampionët e vendit kanë një disavantazh nga ndeshja e parë e luajtur javën e kaluar, kur në Irlandë u mundën me rezultatin 3:1, përderisa nesër në Shkup ekipi i drejtuar nga trajneri Goce Sedlloski pretendon të bëjë përmbysjen për të marrë kualifikimin e mëtejshëm.

“Kur luajmë ndeshje të tilla sigurisht se duhet të jemi 100% të fokusuar. Na vjen keq për atë se si i pranuam golat në ndeshjen e parë, por tani do të fillojmë nga fillimi, luajmë kundër një kundërshtari të vështirë, kam besim dhe motiv tek lojtarët dhe duhet patjetër të fitojmë. Tifozët, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë i ftoj të jenë me ne deri në fund”, ka thënë Goce Sedlloski