Goce Sedlloski: Asgjë nuk ka mbaruar edhe pse jemi me një këmbë fazën tjetër

Goce Sedlloski: Asgjë nuk ka mbaruar edhe pse jemi me një këmbë fazën tjetër

Shkupi fitoi ndeshjen e parë ndaj Linkolnit në xhiron e parë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve. Trajneri i kampionëve të vendit është ndarë i kënaqur me atë që kanë treguar futbollistët e tij në fushë, duke potencuar se asgjë nuk ka përfunduar, pasi kanë edhe transfertën në Gjibraltar.

“E dija që kishim një ekip të mirë kundër nesh që luajti në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës sezonin e kaluar, por futbollistët e plotësuan atë që kërkova. Urime për të gjithë futbollistët e mi. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e dytë, edhe pse me këtë rezultat me një këmbë jemi në fazën tjetër. Duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen e dytë. Nëse mbrohemi për 95 minuta, nuk kemi bërë asgjë”, ka thënë Sedlloski.