Gjykata e Apelit shfuqizon dënimin me 8 vjet burg për Mijallkovin

Gjykata e Apelit shfuqizon dënimin me 8 vjet burg për Mijallkovin

Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin për rastin “Thesari”, në të cilin një nga të akuzuarit është ish drejtorit i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai nga Gjykata Penale ishte dënuar me 8 vite burg.
Nga Gjykata informojnë se janë pranuar ankesat e të akuzuarve, të deklaruar nëpërmjet mbrojtjes, me çka e kanë shfuqizuar vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e kanë kthyer sërish në Gjykatën Penale të Shkupit.
“Gjykata e Apelit Shkup njofton se, duke vepruar në bazë të lëndës e njohur në opinion si ‘Thesari’, pas seancës së, mbajtur publike, ka sjellë vendime me të cilat i pranon ankesat e të akuzuarve S.M, G.G., N.S dhe T.J të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve të tyre, me çka e shfuqizuan vendimin e shkallës së parë dhe e ktheu lëndën para Gjykatës penale Shkup në rigjykim dhe vendim të sërishëm”, thuhet në njoftimin e Apelit.