Gjuha pasive e mediave për gazetarët

Gjuha pasive e mediave për gazetarët

Në përshkrimin e vrasjes së Abu Akleh-s, “The Guardian” e përshkroi Al Jazeera-n se e kishte “akuzuar” Izraelin për vrasjen e një prej gazetareve të saj, duke e balancuar pretendimin dhe duke shtuar se gazetarja “mund të jetë goditur nga zjarri (sulmi) palestinez”.

 

Shkruan: Festim RIZANAJ, Prizren

Të mërkurën (11 maj 2022) herët në mëngjes, gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite qëlluan dhe vranë Shireen Abu Akleh-n, gazetaren veterane palestineze dhe korrespondenten me përvojë të “Al Jazeera Arabic”.

Abu Akleh, 51 vjeçe, u qëllua nga një snajper derisa u përpoq ta mbulonte bastisjen në Jenin, një incident që rrjeti “Al Jazeera” me bazë në Katar e përshkroi si “një vrasje flagrante, duke shkelur ligjet dhe normat ndërkombëtare” (https://www.Al Jazeera .com/news/2022/5/11/al-jazeera-condemns-israels-killing-of-shireen-abu-akleh). Në momentin e të shtënave, Akleh kishte veshur një jelek që e identifikonte qartë atë si një anëtare të medias. Dëshmitarë të incidentit ishin edhe disa gazetarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe kolegu i saj, Ali Asmoadi, i cili u qëllua në shpinë. Akleh u transferua në spitalin “Ibn Sina” në Janin, ku u shpall e vdekur.

Përderisa lajmet për vrasjen dhe vdekjen e saj filluan të përhapen, qeveria izraelite filloi të zbulonte një sërë deklaratash dhe videosh që e kundërshtonin ngjarjen që çoi në vdekjen e saj. Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit publikoi një video në të cilën pretendonte se “terroristët palestinezë, duke qëlluar pa dallim, ka të ngjarë të kenë goditur gazetaren e Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh” (https://mobile.twitter.com/IsraelMFA/status/1524279111547596805). Një orë pas kësaj deklarate, qeveria izraelite lëshoi një deklaratë në emër të kryeministrit Naftali Bennett, në të cilën zyra e tij u përpoq të shpërndante më tej përgjegjësinë që shtoi një re pasigurie mbi vrasjen. “Sipas informacionit që kemi mbledhur, duket se palestinezët e armatosur – të cilët qëllonin pa dallim në atë kohë – ishin përgjegjës për vdekjen fatkeqe të gazetares,” citohet të ketë thënë Bennett (https://mobile.twitter.com/IsraeliPM/status/1524294090095005696).

Ndërkohë, Hananya Naftali, një influencer izraelit që punon me ish-kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lëshoi gjithashtu një mori postimesh në mediat sociale, në të cilat pretendonte në mënyrë të rreme se Abu Akleh ishte varrosur pothuajse menjëherë pas vrasjes “sepse autoritetet palestineze dëshironin ta fshihnin të vërtetën” (https://mobile.twitter.com/HananyaNaftali/status/1524302755925573634).

Nuk kaloi shumë kohë kur mediat kryesore perëndimore të lajmeve filluan ta paraqesin historinë si të paqartë. Aktivistja palestinezo-amerikane dhe kandidate për kongres, Huwaida Arraf (https://www.huwaidaforcongress.com/), deklaroi për “Middle East Eyes” se “makina e propagandës së Izraelit luan një rol të madh këtu. Ata ngatërrojnë qëllimisht fakte dhe paraqesin dezinformata, ndërsa mediat kryesore i përsërisin besnikërisht ato”.

 

“Përplasja” ndërmjet mediave

 

Në përshkrimin e vrasjes së Abu Akleh-s, “The Guardian” e përshkroi Al Jazeera-n se e kishte “akuzuar” Izraelin për vrasjen e një prej gazetareve të saj, duke e balancuar pretendimin dhe duke shtuar se gazetarja “mund të jetë goditur nga zjarri (sulmi) palestinez” (https://mobile.twitter.com/LinahAlsaafin/status/1524393257081446401/photo/2). Përderisa “akuza” e Al Jazeera-s u mbështet në dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, pretendimet izraelite se incidenti ndodhi në mes të përleshjes ose si rezultat i zjarrit palestinez erdhi pa asnjë provë.

Po ashtu “Associated Press” (AP) shkroi se Abu Akleh ishte “vrarë me armë zjarri” (https://mobile.twitter.com/AP/status/1524250436357832705), duke e errësuar qëllimisht pretendimin e fortë se ishte një snajper izraelit ai që e kishte vrarë. Storja i bëri jehonë pikave izraelite të “rrethanave kaotike”, duke e cilësuar pretendimin e Al Jazeera -s për një “vrasje të synuar” si hiperbolë.

Por, mbulimi më alarmant erdhi nga “The New York Times”, një media e cila jo vetëm që e ndoqi narrativën zyrtare të Izraelit, por gjithashtu e keqinterpretoi deklaratën zyrtare të Al Jazeera-s. “Al Jazeera  tha se një nga gazetarët e saj u vra në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor gjatë përleshjeve midisi forcave izraelite dhe personave të armatosur palestinezë” (https://mobile.twitter.com/LinahAlsaafin/status/1524393257081446401/photo/3), shkruante Times-i. Ndërkaq, Al Jazeera  nuk kishte përmendur termin përleshje në deklaratën e saj. “New York Times” lëshoi një korrigjim më vonë, duke pretenduar se i kishte “deklaruar gabueshëm” komentet e Al Jazeera-s. “[Al Jazeera ] tha se ajo u vra nga forcat izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor; nuk tha se ajo u vra gjatë përleshjeve midis forcave izraelite dhe personave të armatosur palestinezë”, ”(https://www.nytimes.com/2022/05/11/world/middleeast/al-jazeera-journalist-killed-west-bank.html?partner=slack&smid=sl-share), thuhet në korrigjimin e Times-it. Edhe pse Times-i lëshoi një korrigjim, referenca e gabuar për përleshjet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë zuri vend në rrëfimin për këtë ngjarje. “The Times” e hoqi atribuimin e saj për Al Jazeera -n dhe të nesërmen (pas ngjarjes) lajmi i Times-it ende pretendonte se kanë mbetur paqartësi për detajet rreth ngjarjes dhe përleshjet kanë qenë të vazhdueshme kur kanë ndodhur të shtënat. “Rrethanat rreth të shtënave ndaj gazetares, Shireen Abu Akleh, një palestineze amerikane, nuk ishin menjëherë të qarta, por kjo ndodhi pasi në qytet u zhvilluan përleshje ndërmjet ushtrisë izraelite dhe personave të armatosur palestinezë”, shkruan Times-i.

Kjo formë e mbulimit të ngjarjes ka zëmëruar aktivistët e të drejtave palestineze por ka pasur reagime edhe në mediat sociale. Pjesa më e madhe e zemërimit ështërrënjosur në njohurinë se dhuna izraelite vazhdon e pandërprerëduke mos njohur mjete të drejtësisë. Sipas Reporterëve pa Kufij, të paktën 144 gazetarë palestinezë janë plagosur nga forcat izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga viti 2018 (https://rsf.org/en/israel-palestine-four-years-violence-against-palestinian-journalists-covering-march-return-protests).

 

Gjuha pasive dhe objektiviteti gazetaresk

 

Vrasja e gazetares palestineze Shireen Abu Akleh më 11 maj (https://www.Al Jazeera .com/news/2022/5/11/al-jazeeras-shireen-abu-akleh), gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite, na e kujtoi edhe një herë dhunën e Izraelit ndaj gazetarëve në Palestinë dhe vështirësitë e rolit të gazetarit në atë rajon (https://www.Al Jazeera .com/opinions/2022/5/11/killing-of-abu-akleh-shows-israel-targets-palestinian-journalists). Megjithatë, një çështje tjetër, që e shohim dhe duhet diskutuar sërish, është gjuha e përdorur nga gazetarët, fjalët që ata zgjedhin dhe fuqia e tyre për të ndikuar. “New York Times” (https://mobile.twitter.com/nytimes/status/1524320950728204289) dhe AP (https://mobile.twitter.com/AP/status/1524250436357832705) ishin dy mediume që e nisën këtë debat me titujt e tyre dhe postimet e lajmeve në Twitter për vrasjen e Shireen Abu Akleh-s.

Në qendër të problemit janë dy tema kryesore: gjuha pasive e përdorur dhe përdorimi i padiskutueshëm i disa burimeve zyrtare. Kur të bashkohen këto të dyja, mund të krijohet një lajm që do të krijojë përshtypjen se është e paqartë se si vdiq gazetarja pas vrasjes së saj, pavarësisht të dhënave të sakta (https://www.middleeasteye.net/news/shireen-abu-akleh-media-failed-journalist-killing) dhe kjo do t’u ndihmojë atyre që janë përgjegjës për vdekjen e Abu Akleh-s që ta fshehin atë (https://www.nytimes.com/2022/05/12/world/middleeast/journalist-killed-palestine-israel-bullet.html).

Arsyeja kryesore që qëndron pas kësaj është pritshmëria joreale e objektivitetit të imponuar ndaj gazetarëve dhe mënyra e përcaktimit të tij. Të presësh që gazetarët të jenë të paanshëm dhe të raportojnë vetëm atë që ka ndodhur dhe t’i përfshijnë “të gjitha palët” në lajme, ndërkohë që e bëjnë këtë, i bën ata që të shkruajnë lajmet e tyre në këtë mënyrë edhe kur bëhet fjalë për informacione dhe gjykime të sakta, ndonëse e shtrembërojnë të vërtetën. Sepse, kur mes palëve të përmendura ka një person ose institucion të fuqishëm ose edhe një agjenci qeveritare, ndikimi i tyre mund të jetë më i fuqishëm në lajme. Ajo që quhet gjykim këtu është ajo që ndodh në të vërtetë.

Ajo që e bënë situatën edhe më dramatike në vrasjen e Shireen Abu Akleh-s është se “New York Times” dhe “Associated Press” (AP) janë kritikuar dhe kanë kërkuar falje për gabimet e tyre në tema të ndryshme edhe në të kaluarën për këtë arsye. Edhe në udhëzuesin e AP-së, përderisa udhëzonte gazetarët të bënin kujdes dhe të mos e bënin këtë gabim (në zhvillime të tilla), njerëzit duhej t’i kujtonin AP-së me tweet-in që dërguan në 2020-tën, sepse ata bënë të njëjtin gabim (https://mobile.twitter.com/APStylebook/status/1298283084631150592).

Fatkeqësisht, ky problem shfaqet në forma të ndryshme në mbarë botën (https://mobile.twitter.com/justMathana/status/976547767815417857), sepse nuk mund të heqim dorë nga këmbëngulja për objektivitet në përcaktimin e gazetarisë. Kjo bën që gazetarët të përdorin metoda të tilla si përdorimi i gjuhës pasive për ta kënaqur këtë këmbëngulje, në vend që të gjejnë dhe ta përcjellin të vërtetën. Si rrjedhojë, ne jemi të detyruar të lexojmë lajme që flasin për vrasjen e një gazetareje si një ngjarje misterioze, në të cilën informacioni zhvlerësohet për shkak të deklaratave zyrtare.

Ka shumë mënyra për ta kapërcyer këtë. Por, pikënisja më e rëndësishme do të jetë që gazetarët të jenë vërtet të kujdesshëm për gjuhën e përdorur, të mos lënë vend për paqartësi dhe të trajtojnë çdo burim me kritika dhe pyetje të barabarta, pavarësisht se kush janë dhe të mos ndajnë hapësirë në lajme për atë të cilët nuk e durojnë këtë proces. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohemi që lajmi i bërë në këtë mënyrë të përpilohet në përputhje me qëllimin e tij kryesor.