Gjorgjievski: Fitore e rëndësishmë ndaj Skopjes, tani fokusohemi për Shkëndijën

Gjorgjievski: Fitore e rëndësishmë ndaj Skopjes, tani fokusohemi për Shkëndijën

Shkupi triumfoi në fushën e Skopjes me rezultatin 1:3 në ndeshjen e laujtur sot në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Dy golat e Alvarezit dhe një i Senjorit i dhanë fitoren Shkupit në këtë transfertë, ndërsa pas ndeshjes ka folur sulmuesin bardhekaltër, Marko Gjorgjievski.

“Fitore e rëndësishme kjo kundër Skopjes. Golin e parë e shënuam shpejtë dhe pastaj pas një gabimi e pranuam golin nga Skopje. Në pjesën e dytë, ishim shumë më të mirë, luajtëm më shpejtë dhe ishim më të qetë. Tani fokusohemi dhe mendojmë për ndeshjen e së mërkurës kundër Shkëndijës ku edhe presim përkrahje nga tifozët tanë”, tha Marko Gjorgjievski pas ndeshjes me Skopjen.