` . Gjobiten mbi 200 shoferë në Shkup - TV SHENJA

Gjobiten mbi 200 shoferë në Shkup

Ministria e Brendshme dje vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit u vendosën gjithsej 211 masa, përfshirë 94 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje pa patentë shofer, nëntë shkelje të kryera nga motoçiklistë, pesë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar.
Nëntë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 17 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 17 pa patentë shofer”, njoftojnë nga MPB.

Kontrollet në komunikacion të intensifikuar vazhdojnë. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.