` . Gjoba nga 2.000 euro për shtatë shkupjanë, nuk e kanë respektuar orën policore - TV SHENJA

Gjoba nga 2.000 euro për shtatë shkupjanë, nuk e kanë respektuar orën policore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup filloi procedurë kundër shtatë personave për veprën penale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

Siç komunikoi Prokuroria, prokurori publik dorëzoi propozime në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për lëshimin e urdhrave gjobitëse duke propozuar gjobë prej 2.000 euro, gjegjësisht 100 gjoba ditore për të pandehurit, me shumën e një gjobë ditore të caktuar në 20 euro në kundërvlerë të denarit

Të pandehurit, në kundërshtim me Vendimin për ndalim dhe regjimin e posaçëm për lëvizje, gjatë orës policore, kanë lëvizur pa leje nëpër lokalicone të ndryshme në qytet./MIA/