Gjermania njofton masa të reja për të ulur varësinë nga gazi rus

Gjermania njofton masa të reja për të ulur varësinë nga gazi rus

Gjermania do të marrë masa urgjente për të frenuar varësinë nga përdorimi i gazit rus.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck se një ndër masat do të jetë rritja e përdorimit të qymyrit, shkruan BBC.

“Për të reduktuar konsumin e gazit, duhet të përdoret më pak gaz për të prodhuar energji elektrike. Termocentralet me qymyr do të duhet të përdoren më shumë në vend të tyre. Është e hidhur, por e domosdoshme për reduktimin e konsumit të gazit,” tha Habeck në deklaratë.

Qeveria në Berlin ka propozuar një financim prej 15 miliardë eurosh për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.

Gjiganti i gazit rus, Gazprom, njoftoi për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke përmendur probleme teknike.

Por ministri Habeck e ka konsideruar këtë veprim si një vendim politik, për shkak të sanksioneve që vendet perëndimore kanë vendosur ndaj Rusisë.