Gjermani: Qëllohet me armë zjarri një kosovar

Gjermani: Qëllohet me armë zjarri një kosovar

Një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Dolgenseestrasse, Berlin Gjermani.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, shqiptari është qëlluar teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi”.

Pasi e ka qëlluar në drejtim të shqiptarit, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.
Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova është qëlluar me plumb në shpatull. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atentatit nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.

Ndërkohë mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.