Gjermani: Paralelisht me çmimet, rritet edhe vjedhja e karburantit

Gjermani: Paralelisht me çmimet, rritet edhe vjedhja e karburantit

Paralelisht me rritjen e çmimit të benzinës, ikja nga pikat e furnizimit pa paguar dhe vjedhjet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në Gjermaninë verilindore këtë vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtetin e Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ka pasur 1.811 raste të ikjes nga stacionet e benzinës pa paguar deri në dhjetor, një rritje prej 43 për qind nga viti 2021, sipas shifrave të policisë të cituara në një lajm nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Rastet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 137.700 eurosh, dyfishi i humbjeve të regjistruara vitin e kaluar, thuhet në lajm.

Ndërkaq, incidentet e vjedhjes së karburantit kanë shënuar një rritje prej 120 për qind nga viti 2021, duke çuar në dëme prej rreth 485.000 eurosh.

Rastet e ikjes pa paguar janë rritur “jashtëzakonisht” gjithashtu në kryeqytetin Berlin, ka thënë shefja e policisë Barbara Slowik për DPA, pa dhënë shifra specifike.

“Kjo mund të shpjegohet lehtësisht me rritjen e lartë të çmimeve”, ka shtuar ajo.

Po ashtu janë regjistruar më shumë vjedhje të targave dhe pjesëve të makinave në Berlin, veçanërisht pasi targat e vjedhura janë një komponent kyç në ikjen pas mbushjes në stacionet e benzinës.