Gjermani, kriza energjetike kërcënon spitalet me falimentim

Gjermani, kriza energjetike kërcënon spitalet me falimentim

Spitalet në Gjermani kanë paralajmëruar për falimentime pasi rritjet ekstreme të çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë e bëjnë të pamundur vazhdimin e funksionimit të klinikave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Federatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gass, tha për gazetën Nordkurier se klinikat nuk do të mund të mbulojnë kostot e rritura dhe se disa prej tyre mund të detyrohen të dorëzohen në muajt e ardhshëm.

Sipas një studimi të fundit të porositur nga DKG, deri në 40 për qind e spitaleve janë në rrezik të falimentimit. Studimi gjithashtu zbuloi se 60 për qind e spitaleve tashmë janë futur në zonën e kuqe.

Gass paralajmëroi se situata do të përkeqësohet edhe më shumë në vitin e ardhshëm.

Sipas DKG-së, shifrat e fundit tregojnë se mungesa për vitin 2023 tashmë është 10 miliardë euro.

DKG-ja kërkon që shteti të kompensojë inflacionin për të kompensuar rritjen e lartë të shpenzimeve. Ata gjithashtu paralajmëruan se edhe situata me stafin në spitale është e tendosur.

Aktualisht 87 për qind e spitaleve nuk mund të përjashtojnë mbylljen e përkohshme të disa reparteve, ndërkohë pothuajse 80 për qind konsiderojnë se do të detyrohen të shtyjnë ose anulojnë operacionet dhe procedurat e planifikuara në vjeshtë për shkak të mungesës së stafit.