Gjenerali amerikan paralajmëron: Është e paqartë se si Rusia mund të reagojë ndaj ‘pengesave’ në Ukrainë

Gjenerali amerikan paralajmëron: Është e paqartë se si Rusia mund të reagojë ndaj ‘pengesave’ në Ukrainë

Gjenerali i lartë amerikan ka paralajmëruar se është ende e paqartë se si Rusia mund të reagojë ndaj “pengesave” më të fundit në fushën e betejës në Ukrainë.

Andaj, ai ka bërë thirrje për vigjilencë midis trupave amerikane gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Poloni, duke ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Lufta nuk po shkon shumë mirë për Rusinë tani. Pra, është detyrë e të gjithëve ne të mbajmë gjendje të lartë gatishmërie”, citohet të ketë thënë para gazetarëve në Varshavë gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, pas një vizite në një bazë që “strehon” trupat amerikane.

Reuters-it iu kërkua të mos publikonte emrin e bazës apo të përshkruante vendndodhjen e saj.

Milley tha se ai nuk po sugjeronte se trupat amerikane në Evropë ishin në ndonjë kërcënim në rritje, por tha se ata duhej të ishin gati.

Ndërkohë organizata kërkimore e politikave “Instituti për Studimin e Luftës” ka publikuar të dhëna që sugjerojnë se forcat ukrainase po zgjerojnë pozicionet në lindje të lumit Oskil dhe në veri të lumit Siverskyi Donets, gjë që mund t’i lejojë ata të “mbulojnë” trupat ruse që mbajnë qytetin e Lyman. /Telegrafi/