Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Nuk ka më ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, bëjnë të ditur nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Në përgjithësi komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagëta.
Ndalesa për kamionët ka në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes Strazhë.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, theksojnë se ekipet e tyre vazhdimisht janë në terren dhe po mirëmbajnë të gjitha rrugët.