Gjendet një trup i pajetë në një kasolle në Qendrën transit Tabanovc

Gjendet një trup i pajetë në një kasolle në Qendrën transit Tabanovc

Me datë 19.11.2022 në ora 13:27 në SPB Kumanovë është raportuar se në një kasolle në Qendrën Transit Tabanovc është gjetur i ndjeri M.B.(28), emigrant nga Maroku.

Një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa nga ekipi i SPB Kumanovë ka kryer kontroll të vendit.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në Shtëpinë e varrimit për procedurë të mëtutjeshme.