Gjendet drogë në Shkup, arrestohen pesë persona

Gjendet drogë në Shkup, arrestohen pesë persona

Zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në Shkup kanë privuar nga liria 21 vjeçarin  nga Shkupi me inicioalet A.A. pasi  gjatë bastisjes së banesës së tij në Kisella Vodës, me urdhër paraprak të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me marihuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuanë. Policia po ashtu arrestoi edhe  katër persona të tjerë,  M.P.(20), S.G.(22), V.S.(19) dhe P.G.(22), të gjithë nga Shkupi  pasi u gjetën duke përdorur drogë në banesën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.