` . Gjashtë qytete protestuan, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike për 46% (VIDEO) - TV SHENJA

Gjashtë qytete protestuan, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike për 46% (VIDEO)

“Gjakun na keni pi”, “Mjaft më” dhe “Ne jemi këtu” ishin parullat që mbanin në duar qytetarët e Shkupit në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Të revoltuar dhe këmbëngulës, protestuesit kërkojnë me çdo kusht shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%. “Mjaftë na torturuat dhe na plaçkitët, fajin duhet ta kërkoni në rradhët tuaja dhe jo tek populli i varfër”, thanë përfaqësuesit e këshillit organizativ të protestës.

Ilir Reçi,  përfaqësues i Këshillit Organizativ të protestës: “Qytetarët nuk do të rrinë duarkryq dhe të presin këto krijesa të pangopura ti zbarzin xhepat tona. Siç na shihni sot ne përsëri kemi dalur në rrugë para ndërtesës së qeverisë dhe do të dalim përsëri për t’i thënë stop plaçkitjeve  të parave të qytetarëve. Mjaft më na torturuat, mjaft më na nënëmuat. Njëra nga kërkesat tona është ulja e çmimit të energjisë elektrike pasi Republika e Maqedonisë së Veriut si një shtet I vogël dhe social nuk është normale të jetë në maje të listave për çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë menjëherë pas Romanisë”.

Përfaqësuesit e këshillit organizativ theksuan edhe kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë.

Përfaqësues i Këshillit Organizativ të protestës: “1) Komisioni Rregullator I Energjetikës të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe të ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%

2)Qeveria të ulë TVSH-në për energji elektrike nga 18 % në 5%

3)Qeverija të eliminoj monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN, duke e shkëputur kontratën për ti dhënë fund sjelljes së tyre jo korekte dhe jo njerëzore ndaj konsumatorëve, të nacionalizojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijoj politika lehtësuese për të falur borxhin ndaj kompanive energjetike të rasteve sociale në vend

4) Kuvendi I republikës të suprimojë komisionin rregullator për energjetikë sepse ky organ I shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaftë rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë.

5) Kuvendi I Republikës të krijojë një trup të pavarur në shërbim të qytetarëve që do të ketë si mision cilësinë e shërbimeve të kompanive energjetike, të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto, ti anulojë kamatat e qytetarëve, ti mbroj konsumatorët nga skemat e kamatave që u ngarkohen qytetarëve etj “.

Protesta kundwr shtrenjtimit tw çmimit tw energjisw elektrike u zhvilluan edhe nw Tetovw, ku qindra qytetarw marshuan nw rrugwt e qytetit. Përfaqësuesit e këshillit organizativ të Tetovës deklaruan se pamvarësisht misioneve të kompanive të caktuara vullnetin e popullit nuk e ndal askush.

Përfaqësues i Këshillit Organizativ të protestës – Tetovë: “Deshën të na e pamundësojnë këtë protestë por nuk ia arritën dhe besoj  nuk do tia arrijnë kurrë sepse vuillneti I popullit është I çeliktë dhe nuk ndalon. Ky masivitet I protestës tregon se ky popull nuk duron zhvatje, ky popull nuk duron vjedhje,ky popull nuk sundohet, ky popull don të jetojë I lire dhe ky popull gjakun dhe djersën e familjes dhe fëmijëve të vetë nuk ia servon në tavolinë EVN-së ELEM-it e MEPSOS DHE KRRE-së”.

Njëkohësisht në ora 18:00 kanë protestuar edhe banorët e qyteteve të tjera, si : Gostivari, Struga e Kërçova. Në ora 14:00 kanë protestuar edhe qindra qytetarë të Komunanovës. Organizatorët paralajmruan se protestat nuk do të ndalen deri sa Qeveria t’i miratojë kërkesat e tyre.

Medina Ajeti /SHENJA/