Gjashtë ditë kërkime, ende asnjë gjurmë për Martinin

Gjashtë ditë kërkime, ende asnjë gjurmë për Martinin

Sipas informacioneve të shërbimeve kompetente greke, kërkimet për shtetasin tonë të zhdukur në Greqi vijojnë edhe sot, ditën e gjashtë.

Si deri më tani, në kërkim do të përfshihen disa mjete të rojës bregdetare greke, një helikopter, si dhe një automjet dhe vullnetarë nga banorët lokalë.
Përfaqësitë tona mbeten në kontakt intensiv me institucionet kompetente të Greqisë dhe familjen e të zhdukurit dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë”, informuan nga ministria e Punëve të jashtme.