“Gjaku i pistë” nuk mund të fshihet!

“Gjaku i pistë” nuk mund të fshihet!

Gjykata Civile e Shkupit refuzoi kërkesën e Zhan Mitrevit, për caktimin e masës së përkohshme, gjegjësisht detyrimi që gazetarët e IRL-së ta fshijnë nga të gjitha rrjetet sociale dokumentarin hulumtues “Gjaku i pistë”, në të cilin ata tregojnë se si klinika private i ka mashtruar qytetarët.
Shoqata e gazetrëve mirëpriti vendimin e Gjykatës me të cilin refuzohet kërkesa për censurimin e dokumentarit të IRL-së.
Vendimi i gjykatës erdhi pas padisë së ngritur nga Dr. Zhan Mitrev dhe objekti shëndetësor privat – Spitali klinik Zhan Mitrev –Shkup kundër Laboratorit të gazetarëve hulumtues
Kundër IRL ishte ngritur padi për përcaktimin e përgjegjësisë civile për shpifje dhe kompensimin e dëmit jomaterial në shumë prej 1.200.000 denarëve.
Shoqata e Gazetarëve reagoi duke mbrojtur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe raportimit publik, gjegjësisht a kërkesa për të fshirë “Gjakun e pistë” është absurde dhe e rrezikshme. Për këtë shoqata e gazetarëve e informoi edhe Federatën eEuropiane të gazetarëve dhe federatën ndërkombëtare të gazetarëve. /SHENJA/