Giresse për ndeshjen me Irlandën e Veriut: Kemi ardhur për fitore

Giresse për ndeshjen me Irlandën e Veriut: Kemi ardhur për fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Dardanët arritën sot në Belfast, ku edhe do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Giresse ka thënë se është ndeshje e rëndësishme dhe këtu kanë ardhur për fitore.

“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme, është një ndeshje e rëndësishme, me vet faktin që është një ndeshje zyrtare, pa fije dyshimi që është një ndeshje e rëndësishme, dhe ne si Kosovë kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje”.

“E dimë që tashmë vendi i parë do të jetë për Greqinë, por për ne është shumë e rëndësishme të përfundojmë në pozitën e dytë dhe do të luftojmë për këtë gjë”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi këtu për të fituar”, ka thënë Giresse.

Kosova do të përballen me Irlandën e Veriut në Belfast nesër në mbrëmje nga ora 18:00 në stadium ‘Windsor Park’, i cili do të jetë i mbushur.