GERB propozoi që 24 maji të jetë festë kombëtare e Bullgarisë, në vend të 3 marsit

GERB propozoi që 24 maji të jetë festë kombëtare e Bullgarisë, në vend të 3 marsit

Propozimi i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e 47-të Kombëtar të Bullgarisë që 24 maji të jetë  festë kombëtare dhe të zëvendësohet 3 marsi me nënshkrimin e Traktatit të Paqes së Shën Stefanit ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane, që çoi në rindërtimin e Bullgarisë shkaktoi skandal.

Në seancën plenare, deputetët e GERB-SDS propozuan që festa kombëtare e Bullgarisë të mos jetë më 3 marsi, por 24 maji – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi,  të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave.

Arsyeja për ndryshimin është se më 3 mars, Bullgaria duhej t’i shprehte falënderim  Rusisë për çlirimin nga robëria  osmane, që po shkakton përçarje në shoqërinë bullgare. Nga GERB-SDS thonë se konsiderojnë se 3 marsi duhet të mbetet festë, por jo edhe  festë kombëtare.

Korrespondenti i MIA-s nga Sofja përkujton se festimi i parë i festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi në Bullgari (atëherë pjesë e Perandorisë Osmane) ka qenë  në Plovdiv më 11 maj të vitit 1851 sipas kalendarit të vjetër në organizim nga Najden Gerov, ndërsa  në të renë zyrtarisht festohet më 24 maj është ditë jopune për shkollat ​​dhe universitetet në Bullgari.