` . Georgieski sjell medaljen e argjendtë për Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

Georgieski sjell medaljen e argjendtë për Maqedoninë e Veriut

Dejan Georgievski i sjell medalje Maqedonisë së Veriut nga Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio. Georgievski arriti të “rrëmbejë” medaljen e argjendtë në sportin e taekvondos në kategorinë mbi 80 kilogram. Përfaqësuesi i vendit tonë arriti deri në finale dhe ishte afër për të fituar medaljen e Artë, por u mposht nga sportisti rus Vladislav Larin me rezultatin 15:9. Georgievski për të arritur deri në finale eliminoi luftëtarin nga Republika e Koresë, In Kjo Don me rezultatin 12:6 me tre fitore. Kjo është medalja e parë për Maqedoninë e Veriut pas 21 viteve pritje. /SHENJA/