` . Georgieski ia siguron Maqedonisë së Veriut medaljen e parë olimpike - TV SHENJA

Georgieski ia siguron Maqedonisë së Veriut medaljen e parë olimpike

Sportisti nga Maqedonia e Veriut, Dejan Gerogievski, do të luftojë për medaljen e artë në Tokio. Gerogievski, i cili garon në disiplinën e taekvondos në kategorinë mbi 80 kg, arriti në finale pas fitores në gjysmë finale ndaj Kjo Don In nga Koreja e Jugut.
Në gjysmëfinale, Georgievski shënoi fitore bindëse, duke fituar 12 me 6. Në rrugën drejt gjysmëfinales, Georgievski e ka fituar kampionin aktual botëror, Rafael Junier Alba Kastilo nga Kuba me 11:8, si dhe Sajdu Gbane nga Bregu i Fildishtë.
Në finale, Georgievski do të përballet rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik.
Ndeshja fillon në orën 14:45.