Gençovska: Bullgaria ju mbështet fuqishëm, ju dëshirojë sukses në rrugën drejt BE-së

Gençovska: Bullgaria ju mbështet fuqishëm, ju dëshirojë sukses në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska pas nënshkrimit të protokollit theksoi se në takimin në mes komisionit ndërqeveritar këtë mëngjes është vërejtur avancim në të gjitha pesë grupet sektoriale.

“Bullgaria është shteti i cili fuqishëm e përkrah integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Që këtu ju dëshirojë sukses në rrugën në të cilën gjatë kohë kanë dashur të nisen. Shpresoj se me përpjekje të përbashkëta dhe me ndihmën tonë do të arrijnë aty ku qytetarët e RMV-së më së shumti dëshirojnë të arrijnë, kjo është anëtarësimi në BE”, tha Gençovska, raporton SHENJA.