Geer: Dënoj dhunën ndaj policisë dhe sjelljen e protestuesve në Shkup

Geer: Dënoj dhunën ndaj policisë dhe sjelljen e protestuesve në Shkup

Ambasadori evropian David Geer, pas përshkallëzimit të mbrëmshëm të protestave para Parlamentit kundër propozimit francez, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ambasadori evropian në vend, David Geer, ka dënuar dhunën ndaj policisë dhe tha se skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

“I dënoj skenat e tilla të dhunës që i pamë mbrëme ndaj policisë në Shkup, e cila po kryente detyrën. Skenat e tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Ndaj bëj thirrje për përmbajtje, respekt dhe përgjegjësi”, ka shkruar Geer.