Gazprom: Qendra e gazit në Türkiye do të sigurojë çmim transparent dhe të drejtë në treg

Gazprom: Qendra e gazit në Türkiye do të sigurojë çmim transparent dhe të drejtë në treg

Kreu i Gazpromit, kompanisë ruse të energjisë, Alexey Miller, ka bërë të ditur se vazhdojnë punimet lidhur me krijimin e qendrës së gazit natyror në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë lidhur me aktivitetet e Gazpromit në vitin 2022, Miller njoftoi se kompania këtë vit do të prodhojë 412,6 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Duke vënë në dukje kompania do të eksportojë 100,9 miliardë metra kub gaz natyror në vendet jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, Miller u shpreh se kërkesa globale e gazit që nga ky vit është ulur me 65 miliardë metra kub.

Rënia në fjalë është përjetuar kryesisht në 27 vende të Evropës me 55 miliardë metër kub, informoi Miller, i cili shtoi: “Dua të theksoj që 2022 është një vit goxha i vështirë. Në tregjet e energjisë u përjetuan me kuptimin e plotë ndryshime totale”.

– Objektivi për dërgesë 100 miliardë metër kub në vit në Kinë

Miller theksoi se tregu global i gazit natyror do të vazhdojë të zhvillohet me shpejtësi dhe se konsumi i gazit në 20 vitet e ardhshme do të rritet 20 për qind. “Sigurisht që edhe ne mendojmë projektet tona të reja dhe sigurinë e energjisë”, shtoi Miller.

Linjat e tubacionit të gazit natyror “Rjedha Turke” dhe “Blue Stream” vazhdojnë të punojnë në mënyrë të sigurt, tha Miller.

“Ndërsa tani bashkë me Türkiye-n kemi filluar të punojmë mbi projektin e një qendre të gazit natyror në këtë vend. Vendimi u mor nga liderët e dy shteteve dhe ne tani kemi filluar zbatimin praktik. Qendra e gazit natyror do të sigurojë çmim transparent dhe të drejtë në treg”, theksoi ai.

Miller theksoi se së shpejti drejt Kinës do të realizojnë dërgesën e 48 miliardë metrave kub gaz në vit dhe më tej deklaroi se kur i shtohet edhe vëllimi i planifikuar të dërgohet përmes Mongolisë, dërgesa totale planifikohet të arrijë në 100 miliardë metra kub.