“Gazprom” do të dërgojë 50 për qind më pak gaz në Itali

“Gazprom” do të dërgojë 50 për qind më pak gaz në Itali

Kompania ruse e energjisë “Gazprom” do të furnizojë vetëm 50 për qind të importeve të gazit që Italia ka kërkuar, theksoi sot kompania italiane e naftës dhe gazit “Eni”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Eni” kishte kërkuar afërsisht 63 milionë metra kub (rreth 2.2 miliardë metra kub) gaz në ditë nga furnizuesi rus.

Gazprom tha se do të furnizonte vetëm gjysmën e shumës së kërkuar.

Gjithashtu, operatori francez i rrjetit GRTgaz tha se nuk ka marrë gaz nga Rusia nëpërmjet tubacionit që nga 15 qershori.

“Që nga 15 qershori, GRTgaz ka vërejtur një ndalesë të fluksit fizik midis Francës dhe Gjermanisë”, tha operatori francez.