Gati gjysma e 113 xhamive në Mbretërinë e Bashkuar janë sulmuar në 3 vitet e fundit

Gati gjysma e 113 xhamive në Mbretërinë e Bashkuar janë sulmuar në 3 vitet e fundit

Sipas një hulumtimi në Britani të Madhe është biseduar me punonjësit e 113 xhamive dhe se gati gjysma e këtyre vendeve të adhurimit janë sulmuar në 3 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucioni hulumtues “Muslim Census”, më 26 qershor publikoi raportin me titull “Sulmet kundër xhamive dhe instituteve islame në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në raport thuhet se në Mbretërinë e Bashkuar ndodhen 1.800 xhami dhe se hulumtimi është kryer duke biseduar me punonjësit në 113 xhami dhe se gati gjysma e këtyre vendeve të adhurimit janë sulmuar të paktën një herë brenda 3 viteve të fundit.

Në raport thuhet se 35 për qind e xhamive në fjalë janë sulmuar të paktën një herë në javë dhe 9 për qind të paktën një herë në tre muaj, ndërsa vihet në dukje se sulmet ndaj xhamive janë kryer në përgjithësi me motivacionin e grabitjes dhe vandalizmit.

Gjatë procesit të pandemisë së COVID-19 është vërejtur rritje e sulmeve me 15 për qind ndaj xhamive në Mbretërinë e Bashkuar, bëhet e ditur në raportin ku theksohet se vandalizmi me 51 për qind është mënyra më e përhapur e sulmit në mesin e sulmeve ndaj xhamive.

Sulme të tilla si thyerje të xhamave, grafiteve raciste dhe lyerja e mureve janë vërejtur shpesh në mesin e sulmeve ndaj xhamive në shumë rajone, kryesisht në kryeqytetin Londër dhe se në 35 për qind të xhamive që janë sulmuar, janë vjedhur edhe kutitë e sadakasë (lëmoshës).

“Sulmet fizike ndaj imamëve dhe xhematit (besimtarëve)”

Sulmet fizike kundër punonjësve të xhamive ose xhematit (besimtarëve) janë “jashtëzakonisht shqetësuese” theksohet në raportin ku shtohet se se sulmet fizike, përfshirë edhe sulmet me thikë dhe plagosje, përbëjnë 17 për qind të të gjitha veprimeve të tilla.

“Jo vetëm xhamitë, por edhe imamët dhe xhemati (besimtarët) kanë nevojë për mbrojtje në nivel më të lartë”, njoftohet në raport ku thuhet se sulmet kundër xhamive kanë efekte si uljen e besimit të xhematit ndaj policisë dhe rritjen e tensioneve për të shkuar nëpër xhami.

Edhe pse punonjësit e xhamive që janë sulmuar kanë denoncuar këto ngjarje në polici, vëzhgimi është shtuar vetëm në një të katërtën e vend-adhurimeve, theksohet në raport duke vënë në dukje se gjysma e këtyre që kanë bërë këto denoncime janë të kënaqur me qasjen e policisë ndërsa një e treta janë ankuar për mosveprim të forcave të rendit.

Gjithashtu në raport bëhet e ditur se punonjësit e faltoreve që kanë theksuar se e kanë parë si pozitiv qëndrimin e policisë kur kanë bërë denoncimin e sulmeve, janë ankuar për “mos zbardhjen e ngjarjeve dhe mungesë të seriozitetit në ndjekje, madje edhe në rastet që përfshijnë kërcënim me vdekje”.

Për sigurinë e faltoreve dhe vend-adhurimeve është ndarë një buxhet rreth 25 milionë stërlina

Në raport thuhet se 45 për qind e atyre që janë përballur me sulmin e urrejtjes për shkak të fesë së tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020-2021 janë muslimanë dhe se krimet e urrejtjes me motiv fetar të kryera kundër muslimanëve janë shumë më të larta se ato të kryera kundër anëtarëve të feve të tjera.

Për shkak të sulmeve kundër muslimanëve në raport thuhet se për xhamitë është ndarë një buxhet prej 24.5 milionë stërlina për garantimin e sigurisë së vend-adhurimeve dhe se ky buxhet do të përdoret për sisteme alarmi, kamera sigurie, personel të sigurisë, rrethime dhe masa të ngjashme.