Gashi: Vendimi për Mijallkovin tregon se drejtësia është selektive

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar pas vendimit të Apelit për rigjykim të rastit “Fortesa”.
Ja reagimi i plotë i Gashit:
“Vendimi për lëndën “Fortesa”, për lirimin e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, edhe një herë na bind se problemi më i madh i këtij shteti është drejtësia selektive. Zgjedhja e personelit të gjyqësorit me kritere politike e partiake, për çka na qortoi para do kohe edhe Ambasadorja Amerikane në Shkup, detyrimisht sjell në vendime si këto.
Prandaj, duke qenë e ndërgjegjshme se korrupsioni politik është problemi më i madh i këtij shteti, AlternAtivA është kaq shumë vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe prandaj ka kërkuar që kjo të sanksionohet edhe me amendament kushtetues që e ndalon vjetrimin e lëndëve të tilla”.