` . Gashi: Përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit gjithnjë ka qenë festë në familjet tona - TV-SHENJA

Gashi: Përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit gjithnjë ka qenë festë në familjet tona

Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka thënë se ardhja e Bajramit gjithnjë ka qenë mall dhe festë në familjet tona.

Ja urimi i plotë e Gashit:

 

Të dashur besimtarë, përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit gjithnjë kanë qenë mall dhe festë në familjet tona: mall për Ramazanin që po ikën dhe festë për Bajramin që po vjen. Por, ky Ramazan dhe ky Bajram na gjetën në kushte të izolimit të pandemisë. Sidoqoftë, shpresoj që muajin e shenjtë ta keni kaluar me përkushtim e devocion dhe lutem që Zoti ta ketë pranuar agjërimin tuaj dhe të gjitha adhurimet e tjera. Me këtë rast uroj që edhe Bajrami të jetë një ngrysje festive, me urime për familjarët e të afërmit, pa i harruar edhe atë që sot janë të uritur për buzëqeshjen e Bajramit: jetimët, skamnorët, të sëmurit dhe të braktisurit. Me lutjen më të sinqertë që ky Ramazan, përveç të ligës, ta ketë mposhtur edhe virusin pandemik, uroj që ky Bajram të jetë ngadhënjim edhe ndaj kësaj mortaje. Për shumë vjet Bajramin e Madh!

Gepostet von Afrim Gashi am Samstag, 23. Mai 2020