Gashi para fillimit të takimit të liderëve: Qëndrojmë 100% pas proceseve integruese të vendit!

Gashi para fillimit të takimit të liderëve: Qëndrojmë 100% pas proceseve integruese të vendit!

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, para takimit të liderëve ka deklaruar se partia e tij qëndron 100% pas proceseve integruese të vendit dhe se sot është në takim për të shprehur përkrahjen për këtë proces.

“Është normale të bisedohet edhe për propozim amendamenti tonë. Nuk jam i njoftuar se çfarë saktë do të bisedohet në takim. Nuk do të kushtëzojmë në asnjë rast. As tani, dhe asnjëherë. Alternativa nuk është parti e cila kushtëzon. Dëshirojmë të vendosim princip që mënyra e komunikimit mes nesh me kushtëzime të mbarojë”, ka deklaruar Afrim Gashi.