` . Gashi: Ne nuk jemi BDI, po vjen në skenë gjenerata e politikanëve pa dosje - TV SHENJA

Gashi: Ne nuk jemi BDI, po vjen në skenë gjenerata e politikanëve pa dosje

Duke folur për sistemin e drejtësisë dhe diskriminim sistematik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Gashi tha se BDI-ja asnjëherë nuk është shqetësuar për padrejtësitë dhe rastet e montuara që u janë bërë shqiptarëve nga sistemi shtetëror.

“Tentativa e maqedonasve që shtetin ta mbajnë larg duarve të shqiptarëve, duhet të përfundojë më 15 korrik. Ata duhet ta kuptojnë se kjo më nuk kalon, kjo është fazë dhe mendësi e shekullit të kaluar. Mbase me BDI-në ata edhe ashtu e kanë zhvillu, prandaj edhe e kanë pasur partner shumë të mirë, por ne nuk jemi BDI-ja. Po vjen në skenë një gjeneratë e re e politikanëve e cila nuk ka dosje a snë Beograd e as në ish shtetin komunist të Maqedonisë. Ne jemi njerëz pa hipoteka, askujt si kemi borxh, andaj duhet ata ta kuptojnë se kjo mendësi duhet të ndërpritet”, deklaroi Gashi. /SHENJA/