Gashi: Kjo Qeveri vazhdon deri më 2024

Gashi: Kjo Qeveri vazhdon deri më 2024

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi pas mbarimit të takimit të partnerëve të koalicionit, në rrjetin social facebook, ka shkruar se kjo shumicë parlamentare është stabile dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Shumica parlamentare është stabile dhe funksionon normalisht. Përkundër thirrjeve të pazëshme të opozitës maqedonase, kjo qeveri vazhdon deri më 2024. Vazhdojmë…”, ka shkruar Gashi.