Gashi: Fitorja e jonë e parë europiane tashmë është arritur

Gashi: Fitorja e jonë e parë europiane tashmë është arritur

Pas miratimit të propozimin francez ka reaguar kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi. Ai ka thënë se është arritur fitorja e parë evropiane.

Sot, më në fund, Kuvendi i RMV-së i votoi konkluzionet për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Kështu e kemi përmbushur detyrimin tonë historik si shtet dhe si komb, ndërsa në këtë mënyrë është përmbushur edhe pika e parë e marrëveshjes së Alternativës për inkuadrim në qeveri.

Fitorja e jonë e parë europiane tashmë është arritur.

Urime të gjithë qytetarëve!

Urime të gjithë shqiptarëve!

Urime të gjithë aktivistëve të Alternativës!

Vazhdojmë…