` . Gashi: Do të kërkojmë monitorim ndërkombëtar të gjyqësorit - TV SHENJA

Gashi: Do të kërkojmë monitorim ndërkombëtar të gjyqësorit

Meqenëse shumë raste gjyqësore ndaj shqiptarëve që sot vuajnë burgjeve të Maqedonisë së Veriut, dyshohen si të montuara, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se me partnerin e koalicionit ALeancën për Shqiptarët do të kërkojnë nga BE-ja nëj delegacion monitorues të sistemit të Drejtësisë me qëllim të detektimit të të gjitha mangësive që ka sistemi aktual dhe i njejti të përmirësohet. Sipas Gashit, drejtësia selektive dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është trashëgimi nga ish-Jugosllavia dhe ish sistemi komunist, dhe qëllimi është q ëtë ndryshohet kjo mendësi në shtet duke bërë skrining të gjyqësorit nga Bashkimi Evropian, dhe në këtë mënyrë edhe të deetnizohet dhe departizohet gjyqësori.

“Fitorja e koalicioni ASH-AAA është një sihariq dhe në të njejtën kohë është një shenjë për gjithë ata gjykatës e prokurorë se ajo mendësi do të ndalet, dhe nuk guxojnë prokurorë e gjykatës të atillë të ndajnë drejtësi në atë mënyrë. Duke vendosur sistem monitorimi dhe kjo në bashkëpunim me Komisionin Evropian, jam i bindur se do të vendosim një sy të shqiponjës mbi këtë sistem dhe do të jemi shumë të kujdesshëm që ky sistem për katër vitet e ardhshme të përmirësohet dukshëm”, deklaroi Gashi. /SHENJA/