` . Gashi: Beteja e Alternativës është ruajtja e moralit, nderit dhe konceptit të familjes - TV SHENJA

Gashi: Beteja e Alternativës është ruajtja e moralit, nderit dhe konceptit të familjes

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se arsyeja se përse ekziston partia Alternativa dhe njerëzit rreth kësaj partie para se të merret me çështjet e ligjeve, fitoreve në zgjedhjet, ka të bëj me mbrojtjen e një kauze jo vetëm etnike por mbi gjitha njerëzore.

“Ne mendojë se jemi partia e vetme e cila është duke e mbrojtur konceptin e familjes. Është partia e vetme që është duke e mbrojtur moralin publik, është partia e vetme që del kundër paradave të LGTB-s, kundër frymave ekstremiste liberaliste e cila dëshiron ta zhduk konceptin e prindërve, familjes tradicionale që formohet mes burrit dhe gruas, dhe jo familjeve me prind të njetës gjini duke i trajtuar si partner. Mendoj që të preket familja deri në këtë nivel është shumë e rrezikshme jo vetëm për neve si shqiptarë por si qenie njerëzore”, tha Gashi.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në Alternativë që së bashku ta mbrojnë familjen, nderin, fëmijët.

“T’i mbrojmë prindërit tanë si nënë e babë, fëmijët tanë si djem e vajza. Nëse na humbin këto vlera, mendoj se nuk do të ketë asnjë kuptim jeta, as pushteti, as zgjedhjet as demokracia”, deklaroi Gashi duke shtuar se kjo është beteja në të cilën futet Alternativa pa varësisht numrit të deputetëve, komunave që do të fitojnë apo këshilltarët komunal. /SHENJA/