Galliani i papërmbatjshëm: Monzës i duhet vetëm një sulmues, garojmë për titull

Galliani i papërmbatjshëm: Monzës i duhet vetëm një sulmues, garojmë për titull

Drejtori sportiv i Monzës, Galliani ka zbuluar së fundmi qëllimet e klubit të tij, duke mos u treguar aspak modest.

Në një intervistë për “Mediaset”, i pyetur për Mauro Icardin, Galliani tha: “Nëse e marr? Nuk e di… Sonte nuk po flasim për merkato, të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të presim. Ne kemi punësuar njerëz që e njohin Serinë A sepse me të huajt gjithmonë duhet kohë që ata të vendosen dhe këtë vit nuk mund të përballojmë të mos bëjmë mirë. Titulli? Interi, Juventusi dhe Milani e kanë fituar prej 20 vitesh, nuk mendoj se do të largohemi nga ky model, do jemi në garë. Roma do të ketë një kampionat të madh, Napoli është një ekip i mirë, atëherë padyshim si një tifoz i Milanit, shpresoj që “kuqezinjtë” të fitojnë”.

Këtë deklaratë drejtori i Monzës e dha përpara ndeshjes Monza-Frosinone, për Kupën e Italisë që u luajt mbrëmjen e së dielës dhe u mbyll me rezultatin 3-2, pra kualifikimin e Monzës për raundin e 1/16-ave. /SS/