` . Gafuri dhe Sadiku rinovojnë me Renovën - TV SHENJA

Gafuri dhe Sadiku rinovojnë me Renovën

Argjend Gafuri dhe Burim Sadiku zyrtarisht kanë rinovuar kontratat me Renovën deri në vitin 2022. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra nga Xhepçishti e cila ka falenderuar fubtollistët për besim dhe bashkëpunimin. “Argjend Gafuri dhe Burim Sadiku vazhdojnë bashkëpunimin deri më vitin 2022. Ky do të jetë sezoni i 14 që do të jenë pjesë e ekipit tonë. Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Renovës. Ndryshe dy ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Alen Jasharovskin. /SHENJA/