G20 në Bali, SHBA: Nuk do të ketë takim ministror ndërmjet Blinkenit dhe Lavrovit

G20 në Bali, SHBA: Nuk do të ketë takim ministror ndërmjet Blinkenit dhe Lavrovit

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe kolegu i tij rus Serghiei Lavrov nuk do të takohen në samitin ministror indonezian të G20 të planifikuar në Bali këtë javë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price. Blinken dhe Lavrov nuk janë parë më bashkë që nga janari, kur u takuan për herë të fundit në Zvicër, para se të shpërthente konflikti në Ukrainë.

Lavrov në vend të kësaj do të jetë ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të Kinës, aleatin kryesor të Moskës. Siç dihet, disa liderë perëndimorë do të donin të përjashtonin Rusinë nga klubi i 20 dhe/ose praninë e presidentit të saj Vladimir Putin nga samiti i liderëve.