Futbollistët e Gostivarit do të marrin 20 mijë euro premio për fitoren ndaj Vardarit

Futbollistët e Gostivarit do të marrin 20 mijë euro premio për fitoren ndaj Vardarit

Fitorja e Gostivarit ndaj Vardarit ka sjell edhe premio për gostivarasit. Derbi i xhiros së nëntë në Ligën e Dytë u fitua nga Gostivari me një gol të shënuar nga Kalanoski. Për triumfin në derbi ndaj Vardarit, drejtuesit e Gostivarit do ti shpërblejnë futbollistët e tyre me 20 mijë euro premio.

Kujtojmë se pas kësaj xhiroje, renditjen në Ligën e Dytë e kryeson Voska Sport me 23 pikë, duke lënë pas vetes Vardarin me 22 pikë dhe Gostivarin me 21.