Fury ngacmon: Joshua nuk është boksier, ndeshem me të pa asnjë cent

Fury ngacmon: Joshua nuk është boksier, ndeshem me të pa asnjë cent

Tyson Fury dhe Anthony Joshua kanë shkëmbyer ngacmime në distancë kohët e fundit. Kampioni i botës, i tërhequr për momentin nga boksi, ishte i pari që e nisi lojën.

Ai tha se Joshua ishte jashtë “ligës” së tij dhe se mund të duelonte me të vetëm nëse i jepnin 500 milionë paund. Më pas doli vullnetar ta stërviste para duelit kundër Usyk.

Anthony u shpreh se Fury nuk ka çfarë i mëson atij, ndërsa tani kampioni ngacmon sërish, duke theksuar se do të duelojë me të falas.

“Gjithçka lidhet me paratë për ty, zoti biznesmen. Joshua nuk është njeri luftarak, nuk është një boksier.

Shpresoj ta fitojë duelin me Usyk, në mënyrë që të dal nga pensioni dhe të luftoj me të falas. Betohem në zot për këtë”, shprehet Fury. / abcnews.al