Fundjava sjell xhiron e 7-të në Ligën e Parë

Fundjava sjell xhiron e 7-të në Ligën e Parë

E shtuna dhe e diela do të sjellin ndeshjet e xhiros së 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo xhiro hapet nesër me ndeshjen Makedonija Gjorçe Petrov – Sileksi që do të luhet në kryeqytet. Ndërkohë katër ndeshjet tjera do të luhen të dielën. Kampionët në fuqi, Shkupi nën drejtimin e Sedlloskit dhe Nuhiut në Çair do të presin Rabotniçkin. Liderja aktuale e renditjes, Struga në shtëpi do të pret Skopjen, përderisa në dy takimet tjera përballen Tikveshi – Akademia Pandevi dhe Pobeda – Bregallnica. Të gjitha këto ndeshje të xhiros së 7-të, luhen nga ora 16:00.