Fundjava sjell xhiron e 10-të në elitë

Fundjava sjell xhiron e 10-të në elitë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë sjell ndeshjet në kuadër të xhiros së 10-të. Përballja Tikveshi – Makedonija Gjorçe Petrovi do ta hap këtë xhiro nesër e cila ndeshje do të luhet në Kavadar. Nga këto 9-të xhiro të luajtura në sezonin e ri, Tikveshi mund të konsiderohet si një befasi e kampionatit, pasi renditet në pozitën e katërt me 13 pikë të tubuara, përderisa skuadra e Muharem Bajramit ka vetëm 9 pikë të fituara në këtë sezon. Ndërkohë, të dielen do të luhen katër ndeshjet tjera, aty ku kampionët në fuqi, Shkupi do të luajnë në transfertë me Akademia Pandevin. Shkëndija pret në Tetovë, Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në dy ndeshjet tjera takohen Sileksi me Pobedën dhe Skopje me Rabotniçkin. Të gjitha takimet e xhiros së 10-të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00.