Fundjava hap siparin për sezonin e ri në elitë

Fundjava hap siparin për sezonin e ri në elitë

Të shtunën edhe zyrtarisht hapet siparin për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja hapëse e këtij sezoni do të ketë ndërmjet Strugës dhe Pobedës që do të luhet nesër nga ora 17:30. Të dielën në program do të jenë vetëm dy ndeshje. Sileksi në Kratovë do të mirëpret Rabotniçkin, derisa në Strumicë Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Bregallnicës. Pas largimit të Renovës nga garat, Makedonija GJ.P është skuadra që do të jetë e lirë në xhiron e parë, derisa ndeshjet e dy skuadrave tona përfaqësuese në garat europiane, FC Shkupit dhe Shkëndijës, janë shtyrë. Kështu Shkëndija ndeshjen e xhiros së parë kundër Skopjes do ta zhvillojë me datë 17 gusht, ndërkohë Shkupi ndeshjen e paraparë kundër Tikveshit në Kavadar, do ta zhvillojë me datë 7 shtator.