` . I fshehur në një shpellë në Kinë prej 17 vjetësh, kapet 63-vjeçari i shpallur në kërkim - TV-SHENJA

I fshehur në një shpellë në Kinë prej 17 vjetësh, kapet 63-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia në Kinë ka arrestuar një person të arratisur i cili i ka ikur drejtësisë për 17 vjet, pasi përdorën dronë për të parë shpellën ku ishte fshehur ai.

63 vjeçari, të cilin policia e quajti Song Jiang, ishte burgosur për trafikim të grave dhe fëmijëve, por kishte ikur nga burgu në vitin 2002, raporton BBC.

Ai kishte jetuar në një shpellë të vogël, i shkëputur tërësisht nga ndërveprimi me njerëz për vite të tëra.

Policia në Yongshan kishte pranuar informata për vendndodhjen e Songut në fillim të shtatorit, transmeton Koha.net.

E pikërisht këto informata çuan në arrestimin e tij në malet prapa vendlindjes së tij në provincën Yunnan të Kinës.

Ndonëse kërkimi i rregullt nuk arriti të gjente Songun, u desh që në aksion të futeshin edhe dronët të cilët edhe e lokalizuan atë.

Image

Sipas Policisë, burri kishte jetuar i mbyllur për kohë shumë të gjatë sa që e kishte të vështirë edhe të komunikonte me policët.

Image

Media shtetërore ka raportuar se Songu kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijes nga një limë dhe ka përdoru degë të drunjve për të ndezur zjarre.

Ai tashmë është rikthyer në burg.