Frank Riberi tërhiqet nga futbolli

Frank Riberi tërhiqet nga futbolli

Frank Riberi është tërhequr nga futbolli aktiv. Francezi të njejtën e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale. “Topi ndalet. Emocionet brenda meje, jo. Faleminderit të gjithëve për këtë aventurë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Riberi. 40 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet si Bayern Mynih, Marsej, Gallatasaraji dhe Metz.

Prej shtatorit të vitit të kaluar është pjesë e Salernitanës në Serie A, ndërkohë që vitet më të arta i kaloi me fanellën e Bayernit, ekip me të cilin fitoi plot 23 trofe në 12 sezone. Largimi nga futbolli por jo edhe nga Salernitana, pasi Riber në vazhdim do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Davide Nikola.