Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është rritur në 2.606, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bilanci i viktimave është rritur pasi në 24 orët janë regjistruar 292 viktima, tha ministri francez i Shëndetësisë Jerome Salomon në një konferencë për shtyp.
Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 është rritur për 2.599 në 24 orët e fundit, duke shkuar në 40.174, tha Salomon.
Salomon njoftoi se 4.632 persona aktualisht janë duke u trajtuar nën kujdes intensiv dhe se numri i të shëruarve ka arritur në 7.132.