Francë: Dimër pa energji elektrike

Francë: Dimër pa energji elektrike

Në Francë është bërë e ditur se gjatë dimrit janë të mundshme ndërprerjet e energjisë elektrike për të ulur konsumin.

Ndërprerjet e energjisë elektrike janë planifikuar për më pak se dy orë në ditë gjatë ditëve të javës, për të ulur konsumin.

“Franca mund të përballet me tendosje të rrjetit për shkak të krizës energjetike, kushteve të motit dhe datave të fillimit të prodhimit bërthamor”, tha RTE në një raport.

Sipas RTE, ndërprerjet e energjisë elektrike nuk do të zgjasin më shumë se dy orë dhe nuk do të ndodhin në fundjavë. Ky kufizim nuk vlen për institucionet që mbështeten tërësisht te energjia elektrike, si spitalet.

“Ndërprerjet do të ndihmojnë në uljen e konsumit nga një deri në pesë për qind”, thuhet në raport.

Konsumatorët mund të gjejnë më shumë informacion në faqen e internetit të EcoWatt dhe aplikacionin celular. /tesheshi.com/