` . Francë, 66 viktima të tjera nga COVID-19, nga 2 qershori lehtësim i ri i masave - TV-SHENJA

Francë, 66 viktima të tjera nga COVID-19, nga 2 qershori lehtësim i ri i masave

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 28.662, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 3.325 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 223.473, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Francës.

Instituti tha se 15.208 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 1.429 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 50-tën ditë radhazi.

Në 24 orët e kaluara, 705 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 67.191.

Instituti njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 66 persona, me çka numri i viktimave ka shkuar në 28.662.

Ndërkohë, Franca ka vendosur të kalojë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Nga 2 qershori, në mbarë vendin do të hapen kafetë dhe restorantet, megjithatë, në rajonin Ile-de-France, ku bën pjesë edhe Parisi, këto objekte do të lejohen t’i përdorin vetëm hapësirat e hapura.

Distanca midis tavolinave duhet të jetë të paktën një metër dhe në një tavolinë nuk guxojnë të ulen më shumë se dhjetë persona.

Nga 2 qershori po ashtu hiqet edhe ndalesa e udhëtimit më larg se 100 kilometra nga adresa e banimit. Nga kjo fundjavë, në gjithë Francën do të hapen edhe parqet, kopshtet, plazhet dhe muzetë.

Përveç Parisit, në qytetet e tjera nga data e njëjta hapen pishinat, sallat sportive dhe teatrot, ndërsa kinematë do të fillojnë të funksionojnë nga 22 qershori.